Sot do të protestohet në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Këshilli organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike njoftoi se sot në mesditë do të vazhdojnë protestat kundër çmimit të rrymës elektrike, të shtatat me radhë, transmeton Portalb.mk.

“Po ju informojmë që të premten (18 Shtator 2020), me fillim në ora 14.00, Këshilli Organizativ i Protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në bashkëpunim me këshillat vendorë, organizon protesta”, thuhet në njoftim.

Ata sqarojnë se protesta njëkohësisht do të të mbahen në  komunën e Zhelinës (Qendër),  Bërvenicës (Shkolla Fillore në fshatin Çellopek), Bogovinës (Shkolla Fillore në fshatin Bogovinë) dhe në atë të Tearcës (para objektit të komunës).

Ndryshe, javën e kaluar në Tetovë u zhvilluan protestat e gjashta gjatë së cilës u bllokua komunikacioni në rrugët dhe bulevardet e qytetit nga ana e iniciativës “Boll më” në shenjë pakënaqësia nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Protesta gjithashtu po zhvillohen edhe në qytete të ndryshme.

Pas pesë protestave të organizuara në rrugë të qyteteve të ndryshme, në mënyra të ndryshme, për arsye të njëjtë, Këshilli organizativ i protestave kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike kërkoi takim me grupet parlamentare dhe deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Vendimi i KRRE-së për të rritur çmimin e energjisë elektrike ishte skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

Për sot partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të vazhdojë me protestat kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike.

Lexo edhe këtu:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button