Nesër protestë kundër mafisë së Zaevit dhe shtrenjtimit të rrymës, paralajmëroi VMRO-DPMNE

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të vazhdojë nesër me protestat kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Protestojmë dhe do të vazhdojmë. Kapaku i të gjithave është shtrenjtimi i rrymës që e bren standardin e të gjithëve. Për atë vazhdojmë të protestojmë kundër rrymës së shtrenjtë që sjell popull të varfër”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ata sqarojnë se protesta do të jetë me vetura prej ora 18:00, duke filluar nga salla sportive “Boris Trajkovski”, për të vazhduar në rrugën “Aradhat partizane”, për t’u ndalur para Komisionit rregullator.

“Mafia e Zoran Zaevit e ka rrënuar ekonominë në Republikën e Maqedonisë. Për shkak paaftësisë së qeverisë së LSDM-së, kanë ngelur mbi 40 mijë qytetarë në rrugë për pesë muaj”, deklarojnë nga partia opozitare.

Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja serinë e protestave e filloi më 9 shkurt kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike.

“Kërkojmë rrymë më të lirë, mafia nuk duhet të pasurohet në kurriz të popullit”, kishte deklaruar Mickoski në protestën e parë, duke paralajmëruar protesta më masive në gjithë Maqedoninë, duke premtuar se kthim mbrapa nuk ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button