Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit në Shkup i bllokuan dy udhëkryqe

Qytetarët e Shkupit për herë të tretë dolën në protesta për të shprehur revoltën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, rritjes së çmimit për 7,4 për qind që është paralajmëruar se do të fillojë nga muaji shtator, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit sot u tubuan para Xhamisë Jahja Pasha, nga ku dhe filloi marshi për t’i mbajtur të bllokuar për rreth dy orë dy udhëkryqet më të frekuentuara të kryeqytetit.

Një pjesë e protestuesve bllokuan udhëkryqin “Mavrovasja”, ndërsa pjesa tjetër me automjete dhe biçikleta bllokuan udhëkryqin në rrugën “Palloma Bjanka” (Rekord).

Marjan Risteski, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë (KSOM), një nga organizatat joqeveritare që organizojnë protestat, u tha gazetarëve se këtë herë po ndryshojnë strategjinë e protestave. Ai theksoi se këto protesta do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa për metodën apo stilin e protestave mbetet të vendosin.

Protesta në Shkup, foto: AA
Protesta në Shkup, foto: AA

“Ekspertët e kësaj fushe pohojnë se kjo rritje është e pajustifikuar. Ne duam të dërgojmë një mesazh se nuk mundet më që në Maqedoni, që është vend anëtar i NATO-s dhe do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE), të merren këto vendime për shtrenjtimin që drejtpërdrejtë ndikon në standardin e qytetarëve pa asnjë debat”, theksoi Risteski.

Protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike sot po ashtu është mbajtur edhe në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Kumanovë, Manastir dhe Prilep.

Kujtojmë se më 31 korrik, Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut njoftoi se çmimi i energjisë elektrike të paguar nga amvisëritë nga muaji shtator do të rritet me 7,42 për qind, ndërkohë që qytetarët do të mund të përdorin tarifën e lirë në të njëjtën periudhë si më parë.

Sindikatat, organizatat e shoqërisë civile dhe disa parti politike në vend reaguan pas njoftimit të komisionit dhe protesta e parë paqësore kundër paralajmërimit të EVN-së u mbajt më 6 gusht, ndërsa e dyta më 14 gusht.

Njëri nga organizatorët e protestës në Tetovë, Arianit Xhaferi ka reaguar ndaj deklaratës së mandatarit Zoran Zaev, për mosanulimin e vendimit për rritjen e çmimit.

“E shoh se zotëri Zoran Zaev paska kërkuar nga deputetët e Kuvendit që mos ta shpërbëjnë Komisionin Rregullator për Energjetikë. Po pyes: Pse kryeministri bëhet avokat i Komisionit?; Kujt duhet t’i shërbejnë deputetët, kryeministrit Zaev apo qytetarëve?; Kush i mbron qytetarët nga Komisione të tilla “të pavarura”?”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe, mandatari Zaev, në konferencën për shtyp bashkë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin e shpallën marrëveshjen e re për formimin e qeverisë, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske deklaroi se nuk pajtohet që të shfuqizohet Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE), i cili vendosi që ta shtrenjtojë rrymën për nivel rekord prej 7,42%.

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Mijëra banorë në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Gostivar, Dibër e Këçovë javën e kaluar dolën në protestë për të dytë herë për të shprehur revoltën e tyre.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski gjatë javës patën takim për të diskutuar pasojat që do të dalin nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike te kategoria më e prekshme e popullatës, punonjës që pranojnë paga minimale, pensionistët dhe kategori të tjera të rrezikuara të cilët do të ndjejnë drejtpërdrejt këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

LEXO: Zaev: KRRE s’duhet të shfuqizohet, në rritjen e çmimit të rrymës ka ndikuar korona
LEXO: RMV, Rritja e çmimit të energjisë elektrike, temë e takimit mes kryetarëve të LSM-së dhe KRRE-së
LEXO: OEMVP: Rritja e çmimit të rrymës i rëndon bizneset dhe qytetarët, duhet të eliminohet
LEXO: RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike
LEXO: Sa mund të krahasohen çmimet e energjisë elektrike dhe pagat mesatare në vendet evropiane?
LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
LEXO:Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
LEXO: Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
LEXO: Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button