Qeveria e Kosovës miratoi vendim kundër antisemitizmit

Në seancën e sotme, qeveria e Kosovës e miratoi dokumentin e titulluar “Vendimi kundër anti-semitizmit”, i cili, sipas propozuesit, ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, “Kosova është bashkuar në radhët e aleatëve dhe partnerëve strategjikë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes kundër hebrenjve”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke vënë në dukje se populli i Kosovës, si viktimë e spastrimit etnik, “e di shumë mirë peshën e diskriminimit”, shkroi në Fejsbuk, Haradinaj-Stublla, se urrejtja etnike gjithashtu shkaktoi Holokaustin, “i cili sot është një nga kujtimet më të trishtueshme dhe më të turpshme të njerëzimit”.

“Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit. Për më shumë, miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit dhe për të luftuar antisemitizmin në të gjitha format e saj dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes anti-semitike”, shkroi në profilin e saj në Fejsbuk, shefja e diplomacisë së Kosovës.

Me propozim të Haradinaj-Stublla, në seancën e sotme të qeverisë u miratua propozim-vendimi për krijimin e grupit të punës ndërinstitucional për avancimin e procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button