Kosovë, 4 të vdekur dhe 55 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 600 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 55 raste të reja janë diagnostikuar pozitive me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 14.692.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Gjakovës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 574 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 58.425 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 150 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 11.585, kurse numri i rasteve aktive 2.507.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button