Shqipëri, 4 të vdekur dhe 153 raste te reja me COVID-19

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 153 raste te reja ndërkohë edhe 4 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur gjithsej në 10.255 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në 316, sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Gjatë orëve të fundit 130 pacientë janë shëruar, duke e rritur në 6.106 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë dhe raste aktive janë 3.833.

Aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 67.904 testime për personat e dyshuar me koronavirus dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button