Shqipëri, 6 të vdekur dhe 135 raste te reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 135 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 6 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur gjithsej në 10.102 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në 312, sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në orët e fundit janë kryer 860 testime dhe rastet e reja janë regjistruar në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.
Sipas njoftimit të ministrisë, 60 për qind e të prekurve që nga fillimi i pandemisë janë të shëruar, ndërkohë 3.814 raste janë aktive me COVID-19.
Në Shqipëri janë kryer gjithsej 67.057 testime për personat e dyshuar me koronavirus dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet në terren.