Kumanovari me veturë tërheq zvarrë policin

Para dy ditësh, policia në Kumanovë ka ndaluar një veturë me targa të Kumanovës, të cilën e ka vozitur 34 vjeçari D. I., i cili ka transportuar kërpudha në mënyrë ilegale.

Që të mos dënohet dhe duke u përpjekur që t’i ikë policisë, derisa dora e majtë e njërit nga policët ka qenë e bllokuar ndërmjet ulëseve dhe derës së veturës, kumanovari e ka ndezur veturën dhe ka nisur të vozisë, me ç’rast e ka tërhequr zvarrë policin rreth 30 metra.

Për fat, polici ka arritur të lirohet, por ka fituar lëndime serioze trupore.

Policia ka arritur ta kapë kumanovarin po të njëjtën mbrëmje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button