Vidhen mbi 200.000 euro nga posta në Çair

Sipas asaj që thonë të punësuarit, nga posta janë vjedhur 13 milionë denarë, dhe më pas vjedhësit me motorë janë larguar në drejtim të panjohur.

Mbi 200.000 euro janë vjedhur sot në mëngjes rreth orës 7:30 nga posta që gjendet në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair. Dy persona të vedhur me kombinezona ngjyrë teget dhe të armatosur me revole, kanë hyrë në ekspoziturë, dhe duke iu kërcënuar punëtorëve, i kanë detyruar t’ua japin paratë.

Edhe nga MPB-ja thonë se në vjedhjen e ekspoziturës së “Postave të Maqedonisë”, që ka ndodhur shumë shpejt, janë vjedhur gjithsej 13 milionë denarë dhe se vjedhësit janë larguar me motorë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button