Daily Mail: City nxjerr në shitje Ballotellin

Manchester City ka vendosur që ta shesë, sulmuesin italian Mario Ballotelli, pasi tashmë ai ka mbushur kupën, shkruan e përditshmja angleze Daily Mail.

Mardhënia e futbollistit me ekipin e Manchester City vazhdimisht ka pasur luahatje, por kësaj radhe pas konfliktit me trajnerin Mançini drejtuesit e Cityt siç duket kanë vendosur përfundimisht që ta largojnë lojtarin problematik nga skuadra e tyre.

Thuhet se Mançini në një bisedë private me drejtuesit e skuadrës, ka pranuar se nuk mund të ndikoj tek futbollisti dhe se është më mirë që skuadra t ashes në ndonjë klub tjetër.

I interesuar për Ballotellin deri më tani ka qënë skuadra e Milanit, por ata kërkojnë që Ballotellin ta marrin në formë huazimi, ndërsa skuadra e Manchester Citzt kërkon që ta shesë plotësisht kartonin e italianit.

Lajme të ngjashme

Back to top button