Javier Aguirre: Në Kamp Nou do bëjmë befasinë

Trajneri i skuadrës së Espanyolit Javier Aguirre është shprehur se do të luajë pa frikë kundër liderit të La Ligas, Barcelonës, dhe se nuk e çon në mendje humbjen e ndeshjes, por mendon se do ti befasojnë të gjithë.

Nëse shikohet tabela, kjo duket të jetë një sfidë e lehtë për Blaugranët, megjithatë, Aguirre nuk mendon kështu.

“Do të shkojmë atje pa frikë, të gjithë lojtarët po e presin ndeshjen dhe janë rigjallëruar pas pushimit dimëror, shpresojmë për një 2013 të sukseshme, duke filluar me një rezultat të mirë kundër Barcelonës”.

“Nuk mund të premtoj asgjë, sepse të gjithë e dinë se sa të mirë janë ata, mirëpo do të jetë një privilegj i vërtetë që të shkoj në Camp Nou me lojtarët e mi”, ka deklaruar 54-vjeçari një konferencë për shtyp

Ndeshja do të zhvillohet sonde me fillim në ora 19:00.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button