Zv/kryeministri parë, por edhe zëvendësit e tjerë do ta zëvendësojnë Zaevin në mungesë të tij

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të dytë, i ka pranuar ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për punë të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

Një prej ndryshimeve ka të bëjë me precizimin e kompetencave të zëvendësit të parë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, i obliguar për koordinim të çështjeve politike të resorëve.

Ai është Artan Grubi nga BDI. Funksioni i tij ishte pjesë e marrëveshjes për koalicion mes LSDM-së dhe BDI-së dhe kompensimi për kërkesën e BDI-së për kryeministër shqiptar, premtim të cilin e bëri gjatë fushatës së zgjedhjeve.

Sipas plotësimeve në kryerjen e të drejtave dhe obligimeve, kryeministrit i ndihmon zëvendësi i tij i parë, i obliguar për koordinim të çështjeve politike të resorëve dhe zëvendësit e tjerë.

Zëvendësi i parë dhe zëvendësit e tjerë e njofton kryeministrin pas mbarimit dhe zbatimit të çështjeve.

Ndryshimet dhe plotësimet kanë të bëjnë edhe në përgatitjen dhe dorëzimin e materialeve për shqyrtim në seancë të Qeverisë, shqyrtimin e tyre dhe procesin e konstatimit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button