Gjendja në Postën e RMV-së, kërcënim për 2,300 të punësuar, vlerësojnë nga sindikata

Boro Veligdenov, kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë vlerësoi se gjendja momentale në Postën e Maqedonisë, pas falimentimit të bankës “Eurostandard”, është një kërcënim për të punësuarit aty.

“Mosfunksionimi i 330 njësive postare të Postës së Maqedonisë dhe gjendja “status quo” me mosfunksionimin e xhiros pagesore përbën kërcënim të drejtpërdrejtë të 2300 të punësuarve dhe familjet e tyre. Njëherazi, mosfunksionimi i filialeve postare ka pasoja të mëdha edhe ndaj qytetarëve” tha Boro Veligdenov, transmeton TV21.

Kërkuan që Qeveria Postën ta bëjë çështje me prioritet dhe me urgjencë të sjellë vendim për lidhjen e një marrëveshjeje me ndonjë bankë tjetër, për stabilizim të postave duke i mbuluar humbjet, që sipas tij, dita ditës po thellohen.

Veligdenov thotë se tani për tani pagat e të punësuarve nuk janë vënë në pikëpyetje. Nuk mendon as se ka ndonjë rrezik për falimentim të postës, megjithatë shton se situata është serioze dhe lehtë mund të kthehen në krizë financiare andaj kërkuan takim urgjent me kryeministrin për gjetjen e një zgjidhjeje.

Gjatë javës, Ejup Rustemi, drejtori i Postës në Maqedoninë e Veriut raportoi se tash në postë ka 110 milionë denarë më pak të hyra në muaj, ndërsa numri i transaksioneve tani është zero, derisa më herët janë kryer deri në 80 mijë gjatë ditës. Arsye për këtë problem llogaritet falimentimi i bankës “Eurostandard”.

Ndërkohë, Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar takim me disa qytetarë të dëmtuar nga falimentimi i bankës “Eurostandard”.

Ndryshe, Trifun Kostovski, si aksionar i Eurostandard bankës, përmes thirrjes publike u bën thirrje të gjitha partive politike, të gjitha institucioneve, të gjitha organizatave qeveritare, joqeveritare dhe fetare, të japin mbështetje që Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ta tërheqë vendimin për falimentim të  Eurostandard bankës dhe ta kthejë në gjendjen e mëparshme. Banka Popullore ka reaguar ndaj kërkesës së Kostovskit, i cili kërkoi ndihmë nga të gjithë që Banka Popullore të mos vendos për falimentimin e bankës “Eurostandard”.

Më herët Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Anita Angelovska-Bezhoska ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Deri më 31 korrik të këtij vitit, raportohet se shuma e përgjithshme e depozitave të individëve që kursenin në Eurostandard Bank arrin deri në 4.4 miliardë denarë ose 71.5 milion euro.

LEXO: Drejtori Rustemi: 110 milionë denarë në muaj më pak të hyra në postën e Maqedonisë së Veriut
LEXO: Banka Popullore reagoi pas kërkesës së Trifun Kostovskit
LEXO: Kostovski kërkoi ndihmë nga të gjithë që BP ta tërheq vendimin për falimentimin e bankës Eurostandard
LEXO: Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button