Kërkesa ndërkombëtare për fluturime shënoi rënie për afro 92 për qind në korrik

Kërkesa ndërkombëtare për fluturime shënoi rënie të ndjeshme me 91.9 për qind në korrik, nga viti në vit, njoftoi të martën Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kërkesa shënoi një rimëkëmbje të lehtë nga muaji i kaluar kur kërkesa regjistroi rënie vjetore prej 96.8 për qind, tha IATA në një njoftim për media.

“Kapaciteti regjistroi rënie prej 85.2 për qind ndërsa faktori i ngarkesës u zhyt 38.9 pikë përqindje në 46.4 për qind”, theksoi më tej.

Rihapja e tregut të aviacionit në Zonën Shengen kontribuoi në kërkesën ndërkombëtare në Evropë, por tregjet e tjera globale shënuan ndryshime të lehta në korrik, kundrejt qershorit, vuri në dukje ajo.

Drejtori ekzekutiv i IATA-s, Alexandre de Juniac tha se: “Kriza e kërkesës vazhdoi me pak pushim në korrik. Meqenëse katër në pesë udhëtarë ajror qëndrojnë në shtëpi, industria mbetet kryesisht e paralizuar”.

“Masat e qeverive për rihapje dhe më pas mbyllje të kufijve ose heqja dhe më pas vendosja e karantinave nuk u jep shumë besim konsumatorëve për të bërë plane udhëtimi, as linjave ajrore për të ripërshtatur oraret”, shtoi ai.

Gjatë njoftimit për media gjithashtu u bë e ditur se trafiku ajror i brendshëm ishte poashtu në rënie me 57.5 për qind në korrik, pas rënies prej 68 për qind në qershor.

Që nga shfaqja e saj në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë qindra mijëra jetë në të gjithë botën. Masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri goditën shumë sektorë, veçanërisht udhëtimet, aviacionin, turizmin dhe prodhimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button