RMV, 4 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë – 39 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon që në 24 orët e fundit 4 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 39 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 48 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 14.330, prej të cilëve 11.062janë shëruar, 600 kanë vdekur, ndërkaq 2.668 të tjerë vazhdojnë ta kenë aktiv virusin, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Kumanova (43 dhe 66 vjeç) dhe dy pacientë nga Shkupi (71 dhe 77 vjeç)”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë bërë  817 testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 147.819 testime për KOVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button