Policia e Maqedonisë së Veriut i dënoi 415 qytetarë pasi nuk kanë përdorur maskat

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 415 raste ku nuk përdoret maska, transmeton Portalb.mk.

MPB-ja apeloi deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, me qëllim parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

Dënimi për mospërdorimin e maskave, si masë mbrojtëse kundër virusit në hapësirat publike, institucione dhe mjetet e transportit, është e dënueshme me 20 euro në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në RMV dje informoi që në 24 orët e fundit 6 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 131 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 81 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 14.163, prej të cilëve 10.933 janë shëruar, 590 kanë vdekur, ndërkaq 2.640 të tjerë vazhdojnë ta kenë aktiv virusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button