Shkup, të martën spërkatje kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit njofton se për shkak lagështisë në vegjetacion e cila ndikon në shumimin e mushkonjave, në konsultim me shërbimet përkatëse ka marrë vendim që të martën të zbatojë spërkatje të jashtëzakonshme kundër mushkonjave, njofton Portalb.mk.

Për rikujtim, Qyteti i Shkupit, ka zbatuar katër spërkatje dezinsektuese me avion dhe të terrenit në zonën e Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave dhe kundër larvave nga mushkonjat.

“Dezinsektimin Qyteti i Shkupit e bën sipas të gjitha standardeve evropiane dhe botërore, a mjetet që shfrytëzohen janë nga preparati botëror, prodhim i Bajer – Gjermani”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit njofton se nëse nuk lejojnë kushtet klimatike, spërkatja do të bëhet në terminin e parë të ditës së ardhshme.

“Informohen bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button