Kina nga korriku ka filluar me vaksinimin e grupeve të rrezikshme

Kina nga korriku ka filluar t’u japë vaksina eksperimentale një grupi të personave me rrezik të lartë nga infektimi me koronavirus, deklaroi përfaqësuesi i Komisionit kombëtar shëndetësor, Xheng Xhongevi.

Ai për mediat shtetërore tha se qëllimi ka qenë të përforcohet imuniteti i disa grupeve të caktuara të njerëzve, duke i përfshirë edhe punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit të cilët punojnë në tregjet dhe në sektorët e transportit dhe shërbimeve, transmetojnë mediat britanike, transeton MIA.

Xhengvei tha se autoritetet kineze mund të mendojnë për zgjerimin e programeve urgjente në vëllim më të vogël, në përpjekje për t’i penguar epidemitë e mundshme gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Asnjë vaksinë akoma nuk i ka testimet klinike të vëllimit më të madh që të mund të dëshmohet se është sa duhet e sigurt dhe efikase për t’i mbrojtur njerëzit nga mundësia e infektimit me koronavirus, prej të cilit deri më tani në mbarë botën kanë vdekur mbi 800.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button