Filipçe: Vaksinimi kundër KOVID-19 do të jetë falas

Shteti do të ndajë buxhet dhe vaksinimi kundër KOVID-19 do të jetë falas, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

Në një intervistë për “Slloboden Peçat”, ai flet për situatën aktuale me KOVID-19 në vend, për pritjet për në vjeshtë dhe për paralajmërimet për furnizimin e vaksinës së Oksfordit “Astra Zeneneka”, e cila do të shfrytëzohet në vendet e BE-së.

“Në këtë moment kemi dy mekanizma për furnizim. Njëri është mekanizmi Kovaks, nëpërmjet OBSH-së dhe Aleancës për komunikim. Kemi nënshkruar letër të qëllimeve dhe ky mekanizëm iu mundëson vendeve në mënyrë të barabartë të ndahen vaksinat sipas numrit të popullatës atëherë kur të dalin në treg, nga çdo prodhues. Në ndërkohë, kemi marrë edhe ofertë nga Ambasada e Polonisë, për çka dua të shprehë falënderim për ambasadorin polak në vendin tonë. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e cila punon në vaksinën e Oksfordit “Astra zeneka”. Kemi marrë ofertë nga Polonia që të furnizojë sasi të mjaftueshme edhe për ne, pasi që ne nuk do të kemi mundësi që të bëjmë marrëveshje bilaterale. Definitivisht, me dy mekanizmat sigurojmë se vaksina do të jetë e qasshme edhe për qytetarët tanë, falas”, thotë Filipçe.

Ai vlerëson se ndryshimi në vetëdijen publike në lidhje me vaksinën, për dalin prej paraprakisht kur kishte përafërsisht propagandë të fuqishme antivaksinale, e shoqëruar me lajme të rrejshme.

“Vlerësoj se, kur ka sëmundje për të cilën nuk ka vaksinë, njerëzit bëhen të vetëdijshëm se sa vaksina në fakt është e rëndësishme. Dhe për atë mendoj se absolutisht nuk do të ketë rezistencë siç ka pasur në të kaluarën, pasi që sëmundja është këtu, jemi të vetëdijshëm edhe për formën e saj të rëndë te disa pacientë”, thotë Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button