U publikuan rezultatet ditore në Shqipëri në lidhje me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 158 raste me Covid-19, ndërsa dy qytetarë kanë humbur jetën. Aktualisht në dy spitalet Covid në Shqipëri  po trajtohen 101 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe katër të intubuar, transmeton EN.

Doktoreshë Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se listës së të shëruarve i janë shtuar në orët e fundit edhe 57 qytetarë, duke e çuar numrin total në 3928, që nga fillimi i epidemisë.

Autoritetet shëndetësore deri tani kanë zhvilluar 52724 testime, ndërsa prej tyre janë konfirmuar pozitivë mbi 7 mijë qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë thekson se si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 234 persona, kurse qarku më i prekur vijon të mbetet Tirana me 116 vdekje, e ndjekur nga Shkodra dhe Durrësi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1913
Durrës 469
Shkodër 294
Fier 170
Lezhë 156
Korçë 147
Vlorë 144
Kukës 113
Elbasan 103
Berat 59
Gjirokastër 43
Dibër 39.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga banka e gjakut në QSUT deklaroi se janë finalizuar protokollet për të kryer terapinë e plazmës. Teksa ftoi qytetarët të dhurojnë gjak, Manastirliu u shpreh se kjo terapi do t’iu vijë në ndihmë pacientëve të prekur me Covid-19.

“Në bashkëpunim me Universitetin e Pavias e kemi nisur dhe po e finalizojmë këtë proces dhe jemi gati për të ndërtuar bankën e plazmës. Janë marrë të gjitha masat për të garantuar cilësi dhe siguri për aplikimin edhe të kësaj terapie për ata pacientë që kanë nevojë në dy spitalet COVID”, tha Manastirliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button