Thaçi përshëndeti marrëveshjen për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Thaçi nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale u ka uruar partnerëve të koalicionit suksese në përgjegjësitë e reja qeverisëse dhe ka theksuar se shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

“Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë”, shkroi presidenti Thaçi.

Kujtojmë se kreu i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, pas takimit me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se është arritur marrëveshje koalicioni për të formuar një shumicë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button