Meta: Qeveria të subvencionojë tamponët, situata në Kakavijë s’duhet të përsëritet

Presidenti Ilir Meta kërkoj ndjesë në emër të gjithë shtetit shqiptar për të gjithë qytetarët që për ditë të tëra kaluan momente tepër të vështira në pikat e kalimit kufitar më Greqinë, transmeton OraNews.

Në një dalje për mediat kreu i shtetit i kërkoi qeverisë të subvencionojë tamponët për ata që do të udhëtojnë drejt Greqisë, si dhe të sigurojë tamponë falas për të gjithë qytetarët.

Ilir Meta: “Qeveria te sigurojë tamponë falas për të gjithë qytetarët. Nje tampon 130- 140 eurosh është i papërballueshëm për një familje shqiptare. Qeveria të subvencionoje tamponet dhe të marrë masa te mos perseritet më situata në Kakavije. Vendi ka nevoje sot më shumë se kurrë për përgjegjshmëri dhe përkujdesje.”

Kreu i shtetit bëri me faj qeverinë për emergjencën humanitare që ndodhi për 5 ditë në Kakavijë dhe shtoi se personalisht kishte marrë hapat e duhura.

Ilir Meta:  “Presidenti ka bërë të gjitha veprimet e duhura jo vetëm publikisht, të cilat kanë qenë të rezervuara për të mos ndikuar në një debat të panevojshëm për këtë cështje, meqë ishte një cështje shumë e madhe humanitare. ”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button