Shqipëri, 3 viktima dhe 120 raste të reja me COVID-19
Në Shqipëri janë regjistruar 120 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 7.380 ndërsa numri i të vdekurve në 228.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 626 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.
Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 3.794 numrin e të shëruarve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë i rikujton qytetarëve se vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme dhe se moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi.
Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 50.427 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.