RMV, 285 kundërvajtje të reja për mosmbajtje të maskës
Janë regjistruar 285 shkelje në lidhje me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot qytetarëve u bëjnë thirrje që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim që të përballen me Kovid-19.