Filipçe: Është ulur përqindja e të sëmurëve të hospitalizuar nga Kovid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në kumtesën në Facebook thekson se përqindja e personave të sëmurë të hospitalizuar nga Kovid-19 gjatë dy javëve të fundit është ulur për pothuajse dy pikë procentuale, tranmseton Portalb.mk.

“Gjatë dy javëve të fundit, edhe përkundër rritjes së vogël të rasteve aktive me Kovid-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie për pothuajse dy për qind, përkatësisht prej 11,5 për qind më 15 korrik në 9,7 për qind më 23 korrik”, thekson FIlipçe.

Ai cekë se në vazhdimësi, përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive nuk tejkalon më shumë se 12 për qind.

“T’i respektojmë masat, të mbrojmë veten, punonjësit shëndetësorë dhe ta mbajmë sistemin tonë shëndetësor stabil”, porositi ministri Filipçe në Facebook.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar të premten, janë regjistruar edhe 6 viktima nga KOVID-19, 129 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 109 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 451, të infektuarve në 9.797, ndërkaq të shëruarve në 5.254. Momentalisht në RMV ka 4.092 raste aktive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button