RMV, aeroportet në qershor me vetëm 36 udhëtarë për shkak koronës janë humbur mbi 720.000 udhëtarë

Me vetë 36 udhëtarë gjatë qershorit të vitit 2020, aeroportet e Maqedonisë së Veriut regjistruan rekord negativ në historinë e aerokomunikacionit në vend. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se pandemia me virusin korona në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka sjellë në humbjen e 727.939 udhëtarë në krahasim me gjysmëvjetorin e parë të vitit të kaluar, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 janë regjistruar 432.607 udhëtarë, edhe atë në Shkup 385.855, derisa në Ohër 46.752 udhëtarë. Në krahasim me periudhën janar-qershor 2019-të, numri i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është zvogëluar për 63,6%, derisa te Aeroporti i Ohrit ulja është për 55,3%. Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2019-të, nëpër dy aeroportet kanë udhëtuar 1.160.537 udhëtarë.

Ulja e madhe e numrit të udhëtarëve të transportuar në aerokomunikacion duhet që të zbutet në korrik, pasi që Qeveria e RMV-së këtë muaj vendosi që të hapen aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Megjithatë, pritjet për aerokomunikacionin nuk janë shumë optimiste, pasi që fluturimet nga Shkupi dhe Ohri drejt qyteteve italiane dhe austriake janë të ndaluara nga autoritetet e atjeshme për shkak të numrave të larta të të infektuarve me KOVID-19 në RMV.

Gjithashtu, një pjesë e aviokompanive kanë vendosur që të mos kryejnë fluturime drejt aeroportit të Shkupit dhe Ohrit, ndërkaq mungojnë edhe çarter fluturimeve tradicionale nga vitet e kaluara, me të cilat turistët e huaj kanë ardhur në pushim në vendin tonë. Ka paralajmërime për rivendosjen e fluturimeve ka nga kompania polake “LOT” për në gjysmën e dytë të muajit gusht, “Fly Dubai” dhe “Aegean”, por vetëm nëse zvogëlohet numri i rasteve aktive të personave të infektuar me KOVID-19 në RMV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button