ESHR i publikoi raportet partiake, VMRO-DPMNE ka marrë më së shumti donacione për fushatën (Infografik)

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) i ka publikuar raportet e partive politike për të ardhurat e përgjithshme të të ardhurave të pranuara nga donacionet në llogaritë bankare për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut të vitit 2020, njofton Portalb.mk.

Partitë kanë dorëzuar nga dy raporte, njëri nga dita e hapjes së llogarisë bankare deri në ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore dhe i dyti nga dita e njëmbëdhjetë deri në mbarimin e saj.

Në raportet e partive që kanë siguruar vend në përbërjen e re parlamentare mund të shihen dallime drastike në lidhje me shumën e përgjithshëm të donacioneve te koalicionet dhe partitë.

Vlerën më të madhe të donacioneve për fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e ka marrë Koalicioni “Rimëkëmbja” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Koalicioni “Rimëkëmbja” nën udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së, nga donacionet ka siguruar 33 milionë denarë (558.000 euro). Pjesa më e madhe e donacioneve janë nga personat fizik, por ka edhe disa persona juridik.

Në vendin e dytë, është Koalicioni “Mundemi”, e udhëhequr nga LSDM. Ky koalicion ka siguruar donacione 14.,2 milionë denarë (231.000 euro) dhe pjesa më e madhe e tyre janë nga personat fizik.

Pastaj është BDI, e cila ka siguruar donacione 4,5 milionë denarë (74.000 euro).

PDSH 1 milionë denarë (16.700 euro) dhe të njëjtat i kanë dhënë 14 persona.

Në raportet partisë E Majta dhe Aleancës për Shqiptarët paratë i kanë dhuruar vetëm nga 1 donator. Megjithatë, E Majta ka transferuar para në llogarinë bankare të fushatës zgjedhore nga llogaria bankare e punës së rregullt të partisë 3,5 milionë denarë (57.000 euro).

Aleanca për Shqiptarët është personi i vetëm juridik që ka dhuruar para për fushatën zgjedhore për koalicionin me “Alternativën” në vlerë prej 6 milionë denarë (97.000 euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button