Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Vazhdon periudha e motit me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor. Përgjatë Luginës së Vardarit kohë pas kohe do të përforcohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri në 21, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 36 gradë. UV indeksi do të arrijë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 33 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, përveç të premten pasdite dhe të shtunën kur do të ketë vranësira jostabile me shi lokal dhe bubullima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button