Kinë, 5.370 të arrestuar për veprime të paligjshme lidhur me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë konfirmuar 22 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa në Kore të Jugut janë konfirmuar 26 raste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, pesë prej tyre “u importuan” nga vendet e tjera, dhe 17 raste u regjistruan në Rajonin Autonom Xinjiang, ku jetojnë muslimanët Ujgur.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga COVID-19.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë bëri të ditur se deri më tani në Kinë COVID-19 është konstatuar tek 83.682 persona, ndërsa 4.634 kanë vdekur. Që nga fillimi i pandemisë në këtë vend janë shëruar 78.799 persona.

Javën e kaluar, Kina vendosi masa të rrepta në rajonin Xinjiang pas rasteve të reja me koronavirus në vend. Autoritetet kineze të enjten në mbrëmje ndaluan një linjë të metros së qytetit dhe kufizuan ardhjet dhe ikjet nga aeroprti.

Në ndërkohë autoritetet kineze deklaruan se deri në qërshor janë arrestuar 5.370 persona me akuza të ndryshme për aktivitete të paligjishme që lidhen me COVID-19. Prokuroria njoftoi se personat janë akuzuar për vepra penale si mashtrim, prodhim dhe shitje të mallit të kontrabanduar dhe jo-cilësorë.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve e Koresë së Jugut njoftoi se janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 22 janë të eksportuara nga jasht.

Në të njejtën periudhë është regjistruar një vdekje nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 296, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 13.771, kurse 12.572 janë shëruar.

Koronavirusi në fund të vitit të kaluar u shfaq në qytetin kinez Wuhan, kurse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars të këti viti virusin COVID-19 e shpalli pandemi globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button