Zhernovski: Asnjëherë nuk kam thënë se do ta rrënoj “Portën Maqedonia”

Kryetari i Komunës Qendër në mënyrë energjike i demanton shkrimet në disa media, të cilat e përcollën tekstin e publikuar në “Financial Times”, ku thuhet se ai planifikon ta rrënojë “Portën Maqedonia”, thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të komunës.

“Në asnjë rast, deklaratë ose ngjarje nuk kam përmendur rrënimin e asnjë përmendoreje, e as të Portës Maqedonia. Është e saktë se për ardhmërinë e përmendoreve dhe për lokacionin e tyre do t’i pyesim qytetarët, po ata qytetarë që udhëheqësia e mëparshme nuk i pyeti, se a duan që aq shumë para të harxhohen për përmendore dhe fontana të shtrenjta të projektit ‘Shkupi 2014’”, thotë Zhernovski.

“Zhernovski thekson se nuk do të ndërpritet diçka që është trashëguar si obligim dhe që ka filluar. Fjalën “rrënim” të cilën mundohen të ma ngjesin, unë asnjëherë nuk e kam përdorur, as gjatë fushatës zgjedhore e as tani si kryetar komune. Zhernovski thekson se është gabim i qeverisë që vazhdon ta ndërtojë këtë projekt, sepse qytetarët që duhet ta paguajnë atë, në zgjedhjet e fundit thanë se “Shkupi 2014” nuk është projekt që e kanë si prioritet dhe se është shumë i shtrenjtë”, thuhet në njoftim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button