RMV, Përfundoi afati për dorëzim të ankesave, deri në ora 21 në KSHZ janë dorëzuar 82
Gjithsej 82 ankesa janë dorëzuar deri në ora 21 sonte, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.
Numri më i madh i ankesave, 74, janë nga Aleanca për Shqiptarët, një është nga Zëri për Maqedoninë, ndërsa dy nga VMRO-DPMNE. KSHZ nuk saktëson se për çka u dedikohen ankesat nga Aleanca për Shqiptarët, por ato nga VMRO-DPMNE thotë se janë për përmbledhje të rezultateve.
Paraprakisht, gjatë ditës, deri te KSHZ kanë mbërritur pesë ankesa dhe një kërkesë për kontroll në fletëvotimet e pavlefshme nga votimi.
Deri në ora 21 sonte mund të dorëzoheshin ankesa për procedurën e votimit, ndërsa për përmbledhjen dh konfirmimin e rezultateteve, ankesa mund të dorëzohen deri nesër, deri në ora 19:30.
Afatet për ankesa filluan të rrjedhin mbrëmë, kur u publikuan rezultatet përfundimtare jozyrtare.
Pas përfundimit të afateve ër dorëzim të ankesave, KSHZ do të caktojë seancë në të cilën publikisht do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë.