RMV, Në KSHZ janë dorëzuar 82 ankesa, afati skadon në orën 21:00
Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) këtë pasdite, përveç pesë atyre që tashmë janë parashtruar, kanë arritur edhe 77 ankesa të tjera në lidhje me zgjedhjet, transmeton MIA.
Prej tyre, siç njoftohet nga KSHZ-ja, 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët, një është nga “Zëri për Maqedoninë”, ndërsa dy janë nga VMRO-DPMNE.
KSHZ nuk specifikon se për çfarë referohen ankesat nga Aleanca për Shqiptarët, por ato nga VMRO-DPMNE thonë se ato janë për përmbledhjen e rezultateve.
Ankesat për procedurën e votimit mund të paraqiten deri në orën 21:00, ndërsa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve deri nesër në orën 19:30.
Afatet filluan të rrjedhin mbrëmë kur dhe u publikuan rezultatet përfundimtare jozyrtare.