Derkoski: Qëndroj pas numrave që dje i kumtuam

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski, në pjesëmarrjen e sotm në televizionin Alfa deklaroi se nuk heq dorë nga rezultatet përfundimtare jozyrtare të publikuara dje. Këtë qëndrim ai e theksoi i pyetur për numrin e madh të kritikave por edhe ankesat e pritura nga më shumë parti politike, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

“Për ankesat do ta lëmë që të vendosë Komisioni, për shkak se kjo është kompetencë e Komisionit të vendosë për ankesat. Por, unë nuk heq dorë nga ajo që dje e kumtuam si rezultate përfundimtare jozyrtare”, deklaroi Derkoski.

I pyetur për kallëzimet penale kundër anëtarëve të KSHZ-së të cilat i paralajmëroi lideri i Të Majtës Dimitar Apasiev, Derkoski tha se do të përmbahet nga komentimi, që më vonë të thotë se e drejta e votës me siguri është dobësi e profesorit.

“Unë nuk do t’i komentoja ато. Mejdoj se duket se vepron më shumë nga motive politike. Do të ishte e pajihshme t’i komentoj. Apasiev para disa ditëve deklaroi se është skandal i madh që nuk ka numër serik në fletëvotimin. Me siguri të rejtën e votës e ka anë të dobët. Numër serik ka në koçan, jo në fletëvotim. Arsyeja është që të mbrohet fshehtësia e votimit. Nëse dorëzon kallëzime penale le të dorëzojë, ka organe dhe le të veprojnë”, theksoi Derkoski.

Gjatë intervistës Derkoskit iu parashtruan edhe disa pyetje për akuzat nga VMRO-DPMNE e cila, siç u tha moderatorja, kërkon numrim të sërish fletë më fletë. Derkoski, për kërkesat e këtilla shpjegoi se të gjithë partitë i kanë procesverbalet me rezultatet nga çdo vendvotim dhe me këtë i dinë numrat e saktë.

“Procesverbalin nr.16 e merr anëtar i Këshillit zgjedhor, përfaqësues i partisë politike, ku të gjithë numrat, të gjithë e konfirmojnë rezultatin, të gjithë e nënshkruajnë dhe në fund të gjithë e marrin kopjen. Do të thotë të gjithë i kanë ato procesverbale dhe të gjithë i dinë numrat”, deklaroi ai.

Disa herë Derkoski shpjegoi se cak i sulmit ka qenë fotueri i cili i shfaq rezultatet dhe se kjo në këtë mënyrë nuk ndikon në rezultatet përfundimtare. Përsëriti edhe se procesverbalet nga çdo vendvotim, e cila plotësohet me kontroll nga të gjithë të involvuarit në procesin zgjedhor, dorëzohen deri te çdo parti.

Derkoski paralajmëroi edhe se më të herëti të dielën KSHZ do të mbajë seancë në të cilën do të vendoset për ankesat nga partitë politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button