Shqipëri, vazhdon rritja e rasteve me koronavirus

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 99 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVId-19) dhe 3 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 3.851 dhe numri i të vdekurve në 104.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë realizuar 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas ministrisë, janë shëruar dhe 46 qytetarë të tjerë, duke e çuar në 2.137 numrin e të shëruarve, ndërkohë 1.610 persona janë aktivë me COVID19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 34.175 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button