Lista e Shangait, për të dytën herë do t’i rangojë universitetet

Qendra universitare botërore e Shangait Universiteti Xhiao Tong, e cila kryeson institucionet botërore të arsimit sipëror deri në fund të këtij viti do të realizojë rangimin e universiteteve të Maqedonisë, në pajtueshmëri me principet e Berlinit të arritura gjatë vitit akademik 2011/2012.

Rezultatet e para nga rangimi më i ri do të jenë gati në fund të këtij viti kur edhe do të bëhet krahasim me ato të ranguarat në vitin 2011.

Për realizimin e fazës së parë të rangimit të universiteteve janë ndarë 10 mijë euro.

Me ndryshimet e reja ligjore në Maqedoni në cdo dy vite është obligative të realizohet rangimi i universiteteve të Maqedonisë.

Në listën e publikuar vitin e kaluar të Universiteteve të Maqedonisë, Universiteti Shën Kirli dhe Metodij morri vendin e parë, Universiteti i Evropës Juglindore radhitet në vendin e dytë, ndërsa në pjesën e fundit të listës, respektivisht në të 12 vend u rradhit USHT-ja.

Gjatë hartimit të kësaj liste janë marrë parasysh të dhëna nga viti 2010.

Qëllimi kryesor është që ndonjëri prej universiteteve të Maqedonisë të radhitet në listën e 500 universiteteve më të mira botërore.

Rangimi bëhet sipas 60 kritereve vlerësuese, si nga kushtet e mësimit, kuadri dhe aspektet e tjera./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button