Arrestohen 51 shtetas shqiptarë me status të parregulluar dhe deportohen në Shqipëri

Në një aksion policor të SPB-së së Tetovës, sot herët në mëngjes janë arrestuar 51 shtetas të Shqipërisë të cilët në Maqedoni kanë qëndruar në mënyrë ilegale.

Në kontrollin që është realizuar në dhjetëra lokacione të ndryshme në Tetovë dhe në Gostivar janë zbuluar 32 persona në rajonin e Tetovës dhe 19 në rajonin e Gostivarit. Shtetasit shqiptarë, shumica e të cilëve janë nga qytetet e Kukësit, Librazhdit dhe Peshkopisë janë të moshës prej 17 deri në 57 vjet.

Numri më i madh i tyre kanë bërë punë ndërtimore, punë fushe dhe punë të tjera fizike, por nuk e ka në pasur të rregulluar qëndrimin e tyre në vend.

Nga SPB-ja e Tetovës thonë se ndaj tyre do të ngriten padi kundërvajtëse dhe ata do të deportohen në vendin e tyre amë.

Në kontroll të policisë në dy furra buke në Tetovë, janë zbuluar katër persona nga Kosova për të cilët është konstatuar se punojnë “në të zezë”, dhe më pas ata janë deportuar. Dje, në Gostivar janë zbuluar edhe dy shtetase shqiptare që poashtu kanë qëndruar ilegalisht në vend dhe edhe ato jan deportuar nga Maqedonia.

Gjatë gjysmës së kaluar të vitit në gjashtë aksione kontrolluese policore në rrethin e Tetovës dhe të Gostivarit janë zbuluar 98 shtetas të huaj me status të parregulluar të cilët janë deportuar nga vendi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button