RMV, prej nesër në funksion vauçerët për turizëm

Prej nesër deri më 15 dhjetor të këtij viti 117.122 qytetarë do të mund t’i shfrytëzojnë vauçerët për pushim në kapacitetet turistike vendore që i morën nga shteti, transmeton MIA.

Vauçerët me vlerë prej 6.000 denarë, u janë ndarë personave me të ardhura deri në maksimum 15.000 denarë në muaj. Ata mund të zgjedhin se ku do të qëndrojnë për pushime verore ose dimëore përmes Platformës www.domasiedoma.gov.mk dhe www.pushimenevend.gov.mk në të cilën janë publikuar hotelet në dispozicion, apartamentet private, autokampet, pushimoret, banjat, të përfshira me këtë masë qeveritare.

Prejse do të shfrytëzohen vauçerët nga ana e qytetarëve, Ministria e Ekonomisë do t’ua paguajë mjetet kapaciteteve turistike për shërbimet e dhëna në bazë të fakturës së dhënë mujore dhe raportit mujor për vauçerët e realizuar.

Platforma “Pushime në vend” zyrtarisht ishte promovuar para një muaji nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e Financave Nina Angelovska. Paraprakisht ishte theksuar se të gjitha kapacitetet turistike të cilat duan të jenë pjesë e kësaj mase qeveritare dhe të gjenden në Platformën, duhet të regjistrohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button