“Bomba” të reja në të cilat Mickoski bisedon me tetë deputetët e pavarur për Ligjin e PP-së

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore në kanalin Youtube u paraqitën  incizime të reja  në të cilat dëgjohet se si lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski  ka pasur takime të fshehta me tetë deputetët e përjashtuar  të cilët i ka bindur  të mos votojnë për Ligjin e Prokurorisë Publike.

Mickoski u thotë deputetëve se pushteti dëshiron në mënyrë ilegale t’i dërgojë rastet nga Prokuroria Speciale Publike në Prokurorinë Publike dhe potencon se pushteti  ka për qëllim  të vazhdojë me shantazhet dhe presionet ndaj  kundërshtarëve, transmeton MIA.

Në një incizim, Mickoski u flet  se si ai ka thënë  në të gjitha  komitetet  komunale partiake të mos i sulmojnë  deputetët e pavarur,  ndërsa në një incizim tjetër dëgjohet se si u thotë se do të vjen dita  kur do të zbulohet e vërteta dhe se ata dhe deputetët do të munden pas zgjedhjeve ta zbulojnë  të vërtetën e opinionit.

Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së e dënoi incizimin  dhe publikimin e bisedave të cilat, siç potencojnë,  janë mbajtur në takim me kryetarin e partisë Hristijan Mickoski të mbajtur në zyrën e koordinuesit Nikolla Micevski në Kuvend.

Kërkojnë nga kompetentët  të hetojnë, kush, si dhe pse i ka incizuar bisedat.

Në kumtesë dërguar deri te opinioni, deputetët theksojnë se në kanalin Jutjub janë publikuar  vetëm pjesë nga disa sekonda, ndërsa takimi dhe biseda me Mickoskin ka zgjatur më shumë.

“Si grup i deputetëve distancohemi  nga lojërat e tilla  të cilat dukshëm janë  regji e re e dikujt i cili pranë nesh, ka qenë i pranishëm në takim, me qëllim të distancimit tonë. Sikur edhe deri tani, GPD e VMRO-DPMNE-së mbetet transparente  ndaj opinionit dhe e ndershme  në qasje.  Përpjekjet tona gjithmonë ishin të sinqerta  dhe në interes të institucioneve  funksionale”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button