VMRO-DPMNE: Do të hetohet origjina e pasurisë së familjes Zaev

Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së sot deri të shefja e Misionit special për vlerësimin e zgjedhjeve OSBD/ODIHR, Laima Andrikiene raportoi për disa parregullsi në procesin zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Ai përmes një video-lidhjeje deri te OSDB/ODIHR raportoi për hedhjen e bombës në një dyqan të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajllovski, si dhe për sulmin verbal ndaj kandidatit të partisë së tij, Igor Durllovski.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se Maqedonia gjendet në një situatë të vështirë, veçanërisht në planin ekonomik, ndërsa qeveria nuk është e aftë të nxjerrë shtetin nga kriza. Ai theksoi se VMRO-DPMNE në programin “Projekti Ripërtëritje” me më shumë se 1000 projekte, sjell zgjidhje për dalje nga kriza dhe Ripërtëritjen e Maqedonisë nga gjendja aktuale”, raportojnë nga VMRO-DPMNE.

Aleksandar Nikollovski, kandidati për deputet nga VMRO-DPMNE në Demir Kapi theksoi se do të hetohet pasuria e familjes Zaev.

“Pas fitores, VMRO-DPMNE do të hetojë origjinën e pasurisë së familjes Zaev”, premtoi Nikollovski, duke sqaroi se në programin e tyre parashikohet edhe hulumtimi i origjinës së kapitalit për gjithë politikanët e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button