Spasovski: Do të realizohet inspektim përse ka shtrenjtime të disa prodhimeve vendore

Kryeministri Oliver Spasovski sot kumtoi se tashmë iu ka dhënë urdhër shërbimeve inspektuese të kontrollojnë nëse, ku dhe përse ka shtrenjtime të prodhimeve vendore pas vendosjes së kartelave pagesore.

Sipas Spasovskit, rritja e çmimeve që po ndodhë nëpër disa shitore, nuk mund të jetë assesi e lidhur me kartelën pagesore sepse me të rritet fuqia blerëse e qytetarëve, e me atë edhe konsumi vendor.

“Ka disa reagime nga qytetarët. Tashmë u dhashë urdhër shërbimeve inspektuese të kontrollojnë edhe në shitoret me pakicë dhe në prodhimtari, të shohim se për çka bëhet fjalë – nëse është shtrenjtim i repromaterialeve në bazë të të cilave rritet edhe çmimi i këtyre prodhimeve apo për diçka tjetër. Do të shohim se çka do të thonë organet inspektuese për këtë dukuri  cila nuk është masovike, por që është paraqitur në disa shitore”, tha Spasovski,transmeton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button