Mbi 2,2 milionë euro këtë vit janë transferuar jashtë shtetit nga Hekurudhat për ndërtim të vijës hekurudhore Kumanovë-Beljakovcë

Ministria për Transport dhe Lidhje, NP për Hekurudhat e RMV-së – Infrastruktura nga janari i këtij viti i ka transferuar mbi 2,2 milionë euro nga kredia e BERZH-it për ndërtim të hekurudhës Kumanovë-Beljakovcë, tregojnë të dhënat e publikuara në open.finance.gov.mk. Nga krediti në lartësi prej 46,2 milionë euro që vendi e ka tërhequr në vitin 2012, vetëm në gjysmëvjetorin e parë, për ndërtim të segmentit hekurudhor me gjatësi prej 30,8 kilometra, ndërmarrjes publike i janë transferuar gjashtë transha nga shteti, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një çerek të mjeteve të përgjithshme të cilat NP për Hekurudhat e RMV-së Infrastruktura duhet t’i pranojë këtë vit për ndërtim të këtij projekti (rreth 9 milionë euro), ndërsa të cilat janë të inkorporuara si shumë në Biznes planin e reviduar të NP HRMV-së Infrastruktura për vitin 2020. Dhe derisa Ministria për Transport dhe Lidhje pa pengesa i ka paguar mjetet tek investitori për realizim të këtij segmenti hekurudhor, mbetet e paqartë përse realizuesi më 29 maj të këtij viti ka dërguar njoftim për ndërprerje të marrëveshjes për ndërtim të segmentit hekurudhor Kumanovë-Beljakovcë.

“Meta.mk” ka dërguar pyetje në zyrën qendrore të realizuesit të deritanishëm “Vibe” në Gjermani për këtë projekt, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk morëm përgjigje për shkaqet për të cilat kanë vendosur ta ndërpresin marrëveshjen për realizimin e fazës së parë për lidhje hekurudhore me Bullgarinë. Vetëm nga NP për Hekurudhat e RMV-së Infrastruktura ka ardhur informatë, e cila konfirmoi që duhet të shpallet tender i ri për zgjedhje të realizuesit të segmentit hekurudhor Kumanovë-Beljakovcë. 

Me ndërprerjen e marrëveshjes kompania gjermane “Vibe” e ka ndërprerë ndërtimin e segmentit hekurudhor, ndërsa nën-realizuesit e kanë tërhequr mekanizimin dhe materialin nga lokalitetet për ndërtim. Nga ndërmarrja publike si investitor në projekt, për “Meta.mk” theksuan që për shkak të kapacitetit të dobët njerëzor dhe teknik si dhe angazhimit të pamjaftueshëm në terren, realizuesi i ka kryer punët me dinamikë të ngadalësuar. Megjithatë, “Vibe” deri tani nuk i bën të njohura shkaqet për të cilat e ka anuluar marrëveshjen për realizim të segmentit hekurudhor.

Me epilogun e keq me realizuesin e deritanishëm, vendi jonë do të duhet sërish të shpallë tender ndërkombëtar për zgjedhje të realizuesit të segmentit hekurudhor Kumanovë-Beljakovcë, i cili bashkë me zbatimin e procedurës së tenderit prej disa muajve, do të nënkupton edhe prolongim i sigurt i përfundimit të segmentit hekurudhor Kumanovë-Beljakovcë për vitin 2021, megjithëse fillimisht premtohej që projekti do të jetë i përfunduar deri në vitin 2016.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button