Hulumtim: Maqedonia e Veriut në shënjestër nga faqe joautentike të Facebook-ut, ja çfarë bëjnë

Nëngrupe të koordinuara dhe joautentike në Facebook janë duke përhapur përmbajtje nga ueb-faqe të ndryshme për lajme nga Maqedonia e Veriut, theksohet në tekstin e publikuar nga Laboratori Digjital për forenzikë hulumtuese të Këshillit Atlantik – #DFRLab,i cili ishte i pari që e transmetoi Vërtetëmatës.mk në vend në marrëveshje me DFRlab.

DFRLab ka zbuluar dhjetëra Facebook faqe të lidhura me ueb faqe maqedonase të ndryshme për lajme, karakteristikat e të cilave sugjerojnë në atkvitet të koordinuar, si dhe publikim pothuajse të njëkohshëm të përmbajtjeve identike. Faqet, gjithashtu tregojnë shenja joautenticiteti, për shkak se janë krijuar si profile për interesa të ndryshme, miërpo në fund kanë promovuar përmbajtje nga ueb-faqet për lajme me të cilat nuk kanë pasur lidhje.

Gjithsej, katër rrjete të ndara në mjete të koordinuara e ndajnë përmbajtjen e publikuar nga 10 ueb-faqe maqedonisë për lajme. Duket sikur disa nga Facebook faqet e lidhura me Adinamik Media, kompani e cila menaxhon ueb faqe për lajme që e mbështesin VMRO-DPMNE-në, parti opozitare në Maqedoninë e Veriut. Adinamik Media ka lidhje me pro-Fidesin rrjetin publik televiziv hungarez Magyar Televízió (MTV).

Pjesa tjetër e të mirave digjitale janë në lidhje me ueb faqe tjera për lajme në Maqedoninë e Veriut, të cilat përgjithësisht ofrojnë raportim më të balansuar kryesisht për ngjarjet e vendit.

Skena mediatike e Maqedonisë lufton me mungesë të transparencës financiare, struktura të paqarta pronësore dhe polarizim të thellë politik. Polarizimi politik është evident nga fakti që shumë ueb-faqe për lajme në vend në mënyrë eksplicite i paraqesin qëndrimet e redaksive të tyre proqeveritare ose pro-opozitare, duke shkaktuar shqetësim për shkak të mungesës së raportimit objektiv dhe të pavarur gazetaresk. Reklamat politike në mediat lokale financohen nga buxheti shtetëror, ndërsa politikat e këtilla kanë për qëlim t’i kufizojnë paratë që derdhjen në diskursin politik dhe të sigurojnë shkallë të caktuar të transparencës në reklamimin e paguar politik. Megjithatë, politikat nuk e përfshijnë rrethimin informatik jashtë nga mediat lokale, me çka mediat sociale dhe mediat e pavarura më të mëdha janë më të cenueshme ndaj manipulimeve apo ndikimeve.

Kjo dinamikë bëhet veçanërisht e dukshme në aspekt të ngjarjeve më të fundit politike në vend, të cilat sugjerojnë në zgjedhjet. Në fillim të marsit 2020, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dha dorëheqje, pasi liderët e Bashkimit Evropian nuk arritën të merren vesh për datë për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut. Në vend duhet të mbaheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill 2020, mirëpo ato u prolonguan për shkak të dukurisë së koronavirusit të ri.

Shumica e të mirave digjitale janë ndarë në katër nëngrupe, në bazë të lajmeve të zakonshme që i shpërndajnë.

Nëngrupi 1: Shpërndarës në ueb-faqet për lajme pro-opozitare

.
Hartë rrjeti me Facebook faqe nga Maqedonia e Veriut (katrorë të bardhë) që kanë shpërndarë domene pro-opozitare (katrorë të zi). (Burimi:  @KaranKanishk/DFRLab)

Nëngrupi i parë përbëhet nga shtatë Facebook faqe gjoja të përkushtuara në tema të ndryshme. Të gjitha këto kanë ndarë tekste në katër ueb-faqe maqedonase për lajme:Republika OnllajnКurir, Deneshen dhe Vistina. Këto katër ueb faqe për lajme kryesisht raportojnë për zhvillimet politike, mirëpo përmbajtja e tyre është antiqeveritare, për shkak se ato theksojnë qëndrime pro-opozitare. Faqja e katërt për lajme, Vistina, nuk mbulon tema politike dhe pozicionohet si revistë tabloid. Megjithatë, të gjitha katër faqet për lajme janë në pronësi të kompanisë së njëjtë mediatike e lidhur me MTV.

SIpas Projektit për raportim për krim të organizuar dhe korrupsion (Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP), Agnes Adamik, ish drejtor ekzekutiv në MTV, e themeloi kompaninë maqedonase Adinamik Media në vitin 2017. Firma atëherë e ka blerë pjesën më të madhe të aksioneve në tre kompani mediatike të Maqedonisë – Përva Republika, EM Media dhe LLD Pres Meda. Nga viti 2018, këto kompani posedojnë shtatë ueb-faqe për lajme të cilat e përkrahin partinë VMRO-DPMNE. Kompania Përva Republika i posedon ueb-faqet për lajme Republika Onlajn dhe Lider (Lider ka qenë e transferuar në mënyrë të njëpasnjëshme nga EM Media në Përva Republika). Kompania e dytë, EM Media, i mban ueb-faqe për lajme Kurir, Deneshen, Ekonomski dhe Vistina. Kompania e tretë mediatike, LLD Pres Media, e drejton faqen konzervative për lajme Netpres. Sipas Mertek Media Center, këto blerje i kanë ndihmuar kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, ta zgjerojë ndikimin e Hungarisë në rajonin ballkanik dhe gjithashtu ta mbështetë aleatin e tij Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut. Gruevski është ish kryeministër i Maqedonisë së Veriut, i cili ka ikur nga vendi në vitin 2018 dhe fitoi azil në Hungari.

Në Facebook faqet e këtij nëngrupi, njëkohësisht dhe me të njëjtin intensitet, publikuar tekste kryesisht identike të publikuara nga ueb faqe për lajme në pronësi të Adinamik Media.

.Faqe të ndryshime e kanë të ndarë të njëjtën përmbajtje në të njëjtën kohë nga mediat e njëjta. Katrorët e kuq i theksojnë publikimet nga Facebook faqet zyrtare të Vistia dhe Republika ku mund të vërehet publikim parallel nga faqet zyrtare. (Burim:  @KaranKanishk/DFRLab via CrowdTangle)

Numri i përgjithshëm i ndjekësve të shtatë faqeve në këtë nëngrup është mbi 690.000 përdorues, kurse fajsbuk faqet zyrtare të Kurir, Republika onlajn, Deneshen dhe Vistina kanë më pak se 300.000 ndjekës. Kjo mund të sugjerojë në faktin që, për shkak se këto Facebook faqe nuk kanë qenë të suksesshme në tërheqje të opinionit publik, ato kanë vendosurtë krijojnë rrjete të koordinuara për ta fuqizuar përmbajtjen e vet. Mjetet fuqizuese janë krijuar në periudhë të ndryshme kohore ndërmjet vitit 2009 dhe 2013 dhe janë menaxhuar prej në  Maqedoninë e Veriut. Në përshkrimet e shtatë Facebook profileve fuqizuese nuk ka pasur asnjë indikacion që ato janë të lidhura me ueb faqet për lajme që i promovojnë.

Njëra nga faqet zyrtare në Facebook – Ekonomski, për internet faqen për lajme Ekonomski.mk– nuk publikon përmbajtje nga faqja e vet dhe në vend të kësaj, ekskluzivisht e ndan përmbajtjen e faqes Kurir. Duke e pasur parasysh atë që të dyja ueb faqet për lajme i përkasin EM Media,, duket sikur ato i përdorin mjetet e ndërsjella në mediat sociale për ta promovuar përmbajtjen e vet.

Të gjitha këto faqe janë menaxhuar prej në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pjesa më e madhe e emrave të tyre e përmbajnë fjalën “Maqedoni”. Në faqen e profilit në pjesën më të madhe të këtyre profileve është vendosur flamuri i Maqedonisë së Veriut.

Dy Facebook faqet “Republika Makedonija” dhe “Ova e Makedonija” kanë adresa të ngjashme elektronike ([email protected] и [email protected]) si informata për kontakt në pjesën“About”. Faqet „Jas❤Makedonija“ dhe“Smeenje do sollzi”, gjithashtu kanë profile të lidhura në Tuiter, kurse i dyti ka kanal në Jutjub. Ky kanal specifik në Jutjub ka emrin dhe foton e njëjtë të profilit sikur një nga faqet në Facebook – “Buzëqeshu” nga nëngrupi i ardhshëm, që sugjeron në lidhje ndërmjet mjeteve në nëngrupet 1 dhe 2, megjithëse ato promovojnë përmbajtje të publikuar nga ueb-faqe të ndryshme.

Nëngrupi 2: Shpërndarës të Markukule, News 24 dhe Signall

.Faqe që shpërndajnë përmbajtje nga Markukule, NEWS24 dhe Signall. (Burim:  @KaranKanishk/DFRLab)

Të 17 faqe në Facebook që gjenden në nëngrupin e dytë, shpërndajnë përmbajtje nga tre ueb faqe për lajme:Маркукуле(Markukule) News24 dhe Сигнал(Signall).

Ndërsa këto faqe gjithashtu raportojnë për zhvillimet politike, përmbajtja e tyre nuk është aq drejpërsëdrejti antiqeveritare si përmbajtja e publikuar nga faqet në nëngrupin paraprak. Këto ueb-faqe për lajme nuk përmbajnë informata për kompaninë në ueb-faqet e tyre dhe publikojnë tekste pa autor. Markukule dhe News24 shpesh publikojnë tekste për presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, duke e paraqitur si lider autoritativ i cili i respekton vlerat tradicionale  dhe asnjëherë nuk i harron miqtë e vet në halle. News24gjithashtu, ndonjëherë i shpërndajnë videot e RT dhe Sputnik.

. Markukuledhe News24 e paraqesin Vlladimir Putinin si lider të mirë dhe personalitet empatik i cili ka përjetuar tragjedi personale. (Burime:  News 24/архива (majtë) и Markukule/архива (djathtë))

Ngjashëm si nëngrupi paraprak, faqet në Facebook në këtë nëngrup publikojnë tekste në të njëjtën kohë me të njëjtin intensitet. DFRLab ka vërejtur që 14 prej 17 faqeve në Facebook në këtë nëngrup i kanë shpërndarë vetëm tekstet nga Markukule dhe News 24, kurse dy faqe gjithashtu e kanë shpërndarë përmbajtjen e Signall. Njëra faqe e ka shpërndarë vetëm përmbajtjen e Мarkukule.

.Shpërndarje e njëkohshme e përmbajtjes në Markukule, News24 dheSignall në Facebook profile. (Burim: @KaranKanishk /DFRLab via CrowdTangle )

Numri i përgjithshëm i ndjekësve të 17 faqeve joautentike në Facebook në këtë nëngrup është mbi 900.000, përkatësisht afro nëntë herë më shumë se faqet zyrtare në Facebook të News24 dhe Markukule.

Faqja zyrtare e News24 në Facebook e ndërroi emrin nga “Liri për gjyshin Ljube” në “News24.mk për Maqedoninë” në vitin 2016. “Liri për gjyshin Ljube” ishte lëvizje në Maqedoninë e Veriut e krijuar me qëllim ta përkrahë Ljubomir Mitev, maqedonas 79 vjeçar, i cili për vdekje ka qëlluar një nga disa hajnat që e kanë sulmuar atë dhe bashkëshorten e vet në shtëpinë e tyre në vitin 2013. Mitev është akuzuar për vrasje në vitin 2015, mirëpo qytetarët e ngritëniniciativën “Liri për gjyshin Ljube” për ta çliruar nga gjykimi. Megjithëse përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme, Mitev, në vitin 2019 u shpall i pafajshëm. Mbetet e paqartë si faqja në Facebook, prej faqes për përkrahje të Mitevit, u shndërrua në Facebook faqen zyrtare të News 24.

.

Informatat për transparencë në Facebook faqen kanë zbuluar që Facebook faqja zyrtare e“News 24”, ka pasur emër tjetër në të kaluarën. (Burim:  News24.mk за Македонија/архива)

Ngjashëm me këtë, faqet tjera në nëngrupin, gjithashtu paraprakisht kanë pasur emra të ndryshëm të cilët nuk janë në lidhje me emrat e tyre ekzistues. Kjo sugjeron në faktin që faqet ndoshta e kanë shfrytëzuar publikun ekzistues për ta zmadhuar vëllimin e tyre.

.

Informatat për transparencë në Facebook faqen zbulojnë që emrat në faqet janë ndryshuar më shumë herë. (Burim: Пелагонија — Pelagonija.mk/архива, sipërmajtë;  Страница на среќата — Stranica na srekjata/архива, sipërdjathtë,  Македонци/архива, poshtë majtë;  Најдобри Твитови/архива, poshtë djathtë)

Nëngrupi 3: Shpërndarës në Puls 24 dhe Bulevar

. Faqet që e shpërndajnë përmbajtjen e Pulse 24 dhe Bulevar (Burimi: KaranKanishk / DFRLab)

Faqet e Facebook në këtë nëngrup ndajnë përmbajtjen e dy faqeve të internetit të lajmeve: Puls 24 dhe Bulevar. Sipas informacioneve ueb faqja Pulse 24, ajo është pronë e New Media Enterprise, kompani e regjistruar në Shkup, Maqedonia e Veriut. Në ueb faqe janë dhënë informacione për kontaktin e kryeredaktorit. Në ueb faqe e Bulevar është shënuar numri i telefonit në Maqedoni, posta elektronike dhe emri i kompanisë së cilës i përket uebfaqja, përkatësisht Stratton Media.

DFRLab ka zbuluar se faqet në Facebook në këtë nëngrup mund të lidhen me Filip Petrovski, kandidat presidencial i krahut të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë Veriut 2019 dhe ish anëtar i partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Petrovski kundërshtoi ndryshimin e emrit të vendit, nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut, hap i ndërmarrë si mjet për të hequr bllokadën e Greqisë në bisedimet për pranim në NATO. Petrovski gjithashtu është angazhuar për anulim të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën parashihet ndryshim i emrit e nënshkruar nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut në vitin 2018. Petrovski shpesh ndan artikuj të “News 24” në profilin e tij personal në Facebook; Postimet që përmbajnë lidhje me artikuj të News 24 në profilin e tij personal më vonë shfaqen në faqet përforcuese me tekst shoqërues identik.

.Lidhjet deri te Puls24, të publikuara në profilin personal të Filip Petrovskit, u ndanë më vonë njëkohësisht nga disa nga faqet me tekst identik shoqërues. (Burimi: Filip Petrovski/arkivi, majtas;Makedonia veçna/arkivi,në  qendër; Aleksandri i Maqedonisë/arkivi, djathtas)

Për më tepër, dy faqe në këtë nëngrup patën emra të lidhur me Petrovski. Si foto e profilit në faqet “Filip ZA Makedonija” dhe “FILIP PETROVSKI” është vendosur një foto e Petrovski. Përveç kësaj, në seksionet “About”, të dy faqet përmbajnë detaje të biografisë së tij dhe të pikëpamjeve të tij politike. DFRLab nuk mund të konfirmojë nëse Petrovski vetë i menaxhon këto faqe, megjithatë, në këto faqe janë botuar artikuj nga Puls 24 me të njëjtin tekst si postimet në profilin e tij personal në Facebook.

.Tekst i publikuar fjalë-për-fjale me të njëjtën storje në faqe të ndryshme, të gjitha të publikuara në të njëjtën kohë dhe datë. (Burimi: Makedonia veçna/arkivi, majtas; Filip ZA Makedonija/arkivi, mjedis; Bev Sum i Sekogash ke bidam gord MAKEDONEC/arkivi djathtas)

Shtatë faqet në këtë nëngrup së bashku kanë mbi 335,000 ndjekës, ndërsa faqet zyrtare Puls 24 dhe Bulevar kanë pak më shumë se 275.000 ndjekës. Faqet për përforcim janë krijuar në periudha të ndryshme ndërmjet 2009 dhe 2019, ndërsa emrat e tyre nuk janë të lidhur me faqet e internetit që ata ndajnë. Këto faqe operohen nga Maqedonia e Veriut dhe shumica e tyre kurrë nuk e kanë ndryshuar emrin e tyre.

.Mënyra të ngjashme për ndarjen e faqeve. (Burimi: @KaranKanishk/DFRLab via CrowdTangle)

Nën-grupi 4: Shpërndarës në Net Medical Diet dhe Galama Klub

.Faqet që i shpërndajnë përbërjet e Net Medical Diet dhe Galama Club (Burimi: Karan Kanishk)

Rrjeti i katërt i mjeteve të koordinuara në Facebook e forcon përmbajtjen e dy faqeve të tjera të lajmeve – Net Medical Diet, faqe lajmesh të lidhura me shëndetin dhe Galama.

Net Medical Diet  është në pronësi të DPTU Diapason, e regjistruar në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Galama nuk zbulon informacione për pronën ose bordin redaktues, por në të dy faqet e internetit të lajmeve duket se janë të lidhura sepse faqet e tyre zyrtare në Facebook ndajnë përmbajtje nga të dyja.

.Të njëjtat mënyra për ndarjen e përmbajtjes janë vërejtur në faqe të ndryshme të këtij nëngrupi. (Burimi: @KaranKanishk / DFRLab përmes CrowdTangle)

Tetë faqet e këtij nëngrupi kanë mbi 770.000 përdorues. Faqet zyrtare në Facebook të Net Medical Diet dhe Galama Klub kanë pak më shumë se 175.000 ndjekës. Faqet janë krijuar midis 2010 dhe 2018, ndlrsa emrat e tyre nuk kanë të bëjnë me faqet e internetit nga të cilat ndajnë përmbajtje. Këto faqe menaxhohen nga Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa prej tyre në periudha të ndryshme e kanë ndryshuar emrin.

.Pjesa për transparencë të faqeve në këtë nëngrup u referohej një numri të ngjashëm të administratorëve, si dhe vendeve të përshtatshme në vend. (Burimi: Mesazhe të bukura/arkivi, lartë majtas; Balkan move/arkivi lartë djathtas; TheMen.mk/arkivi poshtë majtas; ZabavaX Makedonija/arkivi poshtë djathtas)

DFRLab zbuloi gjithashtu pesë faqe në Facebook që ndajnë përmbajtjen e faqeve të lajmeve në pronësi të EM Media. Megjithëse DFRLab nuk ka qenë në gjendje të identifikojë një lidhje midis tyre, EM Media ka të ngjarë të përdorë këto mjete për të promovuar përmbajtjen e saj.

Përfundim

Analiza e DFRLab tregoi se nëngrupet në Facebook faqet forcojnë përmbajtjen politike, por edhe jo-politike të publikuar nga të paktën 10 media në Maqedoninë Veriut. Ndërsa disa prej profileve konfirmojnë lidhjen e tyre me faqet e internetit, përmbajtja e të cilave ata ndajnë, të tjerët nuk janë autentikë, sepse ato fillimisht ishin krijuar si faqe të palidhura me interes të veçantë. Sidoqoftë, në fund ata ndanin përmbajtjen e faqeve të internetit për lajme. Kjo strategji duket efektive sepse profilet në secilën nëngrup kanë shumë më tepër ndjekës sesa faqet zyrtare në Facebook të faqeve të internetit për lajme dhe kjo është kështu me gjasë sepse faqet jozyrtare në Facebook përdoren nga audienca që ata tashmë kanë fituar.

Megjithëse ekziston një koordinim brenda nëngrupeve, nuk ka indikacione për koordinim midis tyre. Për më tepër, nuk ka asnjë indikacion që vetë faqet e internetit për lajme menaxhojnë rrjete të paautorizuara.

Prania e këtyre onlajn mjeteve dhe suksesi i tyre në kultivimin e ndjekësve, e inkurajojnë polarizimin politik në publikun e Maqedonisë para zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin caktuar për 12 prill 2020, por qeveria i shtyu ato për shkak të koronavirusit. Sipas sondazhit  të fundit nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, partia në pushtet dhe partia e opozitës së krahut të djathtë, VMRO DPMNE, janë pothuajse të barabarta para zgjedhjeve. Përdorimi i një rrjeti të paautorizuar të mediave sociale mund t’iu mundësojë forcave politike të mashtrojnë njerëzit dhe të përhapin përmbajtje manipuluese për të siguruar mbështetjen e votuesve, duke ngritur shqetësime për integritetin e procesit zgjedhor të vendit.

Givi Gigitashvili është asistent për hulumtim forenzik digjital, Kaukazi në DFRLab.

Kanishk Karan është bashkëpunëtor për hulumtim forenzik digjital në DFRLab.

Shkarkuar nga  “Vërtetmatësi.mk“.Teksti origjinal mund të gjendet këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button