Trampi paralajmëroi transferimin e një pjese të trupave nga Gjermania në Poloni

SHBA-ja do të transferojë një pjesë të trupave të saj të stacionuar në Gjermani, në Poloni, theksoi presidenti Donald Tramp në konferencën e përbashkët në Shtëpinë e Bardhë me kolegun e tij polak Andzhej Duda, shkruan MIA.

Polonia “do të na paguajë që të dërgojmë trupa shtesë dhe me siguri do t’i transferojmë atje nga Gjermania”, deklaroi Trampi.

Ai shtoi se SHBA-ja dukshëm do ta ulë praninë e vet ushtarake në Gjermani dhe sqaroi se disa trupa do të kthehen në shtëpi, ndërsa të tjerët do të transferohen në vend tjetër, përfshirë edhe Poloninë.

Duda tha se e ka lutur Trampin të mos i tërheqë trupat amerikane nga Evropa që të ruhet siguria e kontinentit. Presidenti polak shtoi se vendi i tij është i gatshëm të pranojë më shumë trupa amerikane në territorin e saj.

Duda, të cilin Trampi e quajti është lideri i parë i huaj i ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga vendosja e masave për izolim lidhur me pandeminë e koronavirusit në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button