Zaev dhe Mickoski kanë komentuar nominimin e Ziberit për kryeministër

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e ka vlerësuar si joadekuate pjesëmarrjen e Naser Ziberit në fushatën për kryeminsitër shqiptar. Ai tha se Ziberi nuk mund t’i  ndihmoj BDI-së për 20 ditë, por sipas tij, kësaj partie i duhen katër vite në opozitë që të reformohen, transmeton Portalb.mk.

“Çfarë të them. Edhe një kandidat shpic. Nuk asgjë kundër personit, por besoj se pjesëmarrja e tij në një ofertë të këtillë shantazhuese nuk është adekuate. Ai për 20 vite nuk mund ta reformojë BDI-në. BDI-së i nevojitet të kalojë 4 vite në opozitë, që të mund të reformohet dhe të jetë parti e mirë. Besoj se kjo është vetëm politikë, sepse mandatin në fund të ditës, e japin qytetarët. Ata zgjedhin personin, kuadrin e përkushtuar, që është treguar dhe besoj se më 15 korrik qytetarët përmes zërit të tre do të përcaktohen kush do të jetë kryeministri i ardhshëm”, tha Zaev në një paraqitje në TV Sitel.

Ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë për Sitel se BDI ka pranuar idenë për kandidatë “shpic”, por theksoi se kandidati i ardhshëm duhet të ofroj program për të gjithë qytetarët.

“Kryeministër nuk mund të bëhesh në zyrë, duhet të dalësh para qytetarëve dhe të fitosh mbështetje. Ashtu bëhesh kryeministër. Kanë pranuar idenë e VMRO-DPMNE-së për kandidat shpic, tani shpresoj se BDI do të ofrojë edhe program që do të tërheq vëmendjen e të gjitha qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike. Mënyra se si kanë filluar fushatën është ngarkesë shtesë për qytetarët dhe polarizim shtesë, ndërsa ne e refuzojmë atë mënyrë të politikës. Ai nuk është koncept i mirë, atë do ta shohin qytetarët”, deklaroi Mickoski.

BDI ka nominuar Naser Ziberin si kandidat për kryeministër të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button