Dëmet e rritjes së thonjve

Dobia e thonjve është që të mbrojnë majat e gishtërinjve dhe të rrisin efektivitetin e tyre gjatë prekjes dhe kontaktit me gjëra. Pjesa e rritur e thoit, e cila tejkalon gishtin, është e padobishme dhe nuk ka kurrfarë vlere, madje kjo është shumë e dëmshme në disa aspekte.

Kur zgjaten thonjtë krijohen hapësira poshtë tyre dhe këto janë vende shumë të përshtatshme për t’u grumbulluar ndyrësirat, mikrobet dhe parazitet e ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Por jo vetëm kjo, ato vende janë shumë të përshtatshme që të shërbejnë edhe si inkubatorë për baktere të ndryshëm dhe pastaj të përcillen sëmundje të ndryshme te personat me të cilët ka kontakt njeriu që rrit thonjtë.

Thonjtë e zgjatur vështirësojnë kryerjen e shumë punëve të cilat janë të përditshme në jetën e çdo individi, si kapja dhe prekja e gjërave, në punët shtëpiake, femrat posaçërisht ballafaqohen me vështirësi të shumta gjatë kryerjes së punëve të përditshme shtëpiake.

Thonjtë janë të dëmshëm edhe në raport me të tjerët, pasi duke qenë të gjatë u ngjasojnë kthetrave dhe mund të lëndojmë tjetrin gjatë lëvizjeve të shpejta dhe të pakontrolluara, madje mund të lëndohet edhe vetë personi nga një pakujdesshmëri.

Rritja e thonjve shkakton dëme edhe të vetë thonjtë, sikurse thyerja dhe çarja e tyre kur kanë kontakte me objekte të ngurta. Pastaj si shkak i rritjes së tyre ato mund të trashen, të ndryshojnë formën, dhe shumë dëme të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button