?RE: Lirohet çmimi i ngrohjes

Me propozim të Komisionit Rregullator për energjetikë të gjithë konsumatorët e ngrohtores ‘Ballkan Enerxhi Grup’ do të paguajnë fatura më të lira për ngrohje për 2,8% më lirë, kurse ata ngrohtores ‘Shkup Veri’ do të paguajnë për 2.1%. Edhe shfrytëzuesit e shërbimeve të kompanisë  ELEM-it do të paguajnë fatura më të ulëta për ngrohje për 0,71 %.

Vendimi do të kumtohet në fund të muajit.

“Një banesë me sipërfaqe prej 60 metra katrorë, me fuqi të instaluar ngrohëse prej 7.5 kë fuqi dhe harxhime vjetore prej 9000 kë, do të ketë ulje të çmimit prej 2.82 % nëse shfrytëzon shërbimet e Ballkan Enerxhi Grup, tek konsumatorët e ngrohtores “Shkup Veri” për 2,12 dhe tek” ELEM” për 0,71”, deklaroi Dimitar Petrov , kryetari i komisionit rregullator.

Lajme të ngjashme

Back to top button