Shqipëri, një i vdekur dhe 67 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 67 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në 2.114, ndërkohë edhe një person tjetër ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se ka ndërruar jetë një 34 vjeçare nga Librazhdi e konfirmuar me COVID-19, që është viktima e 47 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas ministrisë, gatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për rastet e reja.

“Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e COVID-19, përfshirë edhe mosha të reja”, ka theksuar ministria.

Ndërkohë janë shëruar 22 qytetarë, duke e rritur në 1.217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht 850 persona janë aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Deri tani në vend janë kryer gjithsej 24.367 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për gjurmimin e rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button