Protesta në Shkup (FOTO)
Në Shkup po protestohet si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për t’u dënuar vetëm tre vjet vrasësi i Nikola Hristovskit, transmeton Portalb.mk.
Vrasja kishte ndodhur më 14 gusht të vitit të kaluar në bulevardin “Video Smilevski-Bato”, Shkup.
Prokuroria më 7 shkurt të këtij viti kishte proceduar rastin deri te Gjykata themelore penale-Shkup, bazuar në nenin 125 të Kodit penal.
Në bazë të akuzës, Penalja kishte shqiptuar dënim për burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetëve. Prokuroria theksoi se në lidhje me këtë dënim ka parashtruar ankesë deri të Gjykata e Apelit.
Në lidhje me këtë vendim, gjithashtu edhe qytetarët po protestojnë sot. Por, në lidhje me reagimet dhe protestat e qytetarëve, ka reaguar Prokuroria.
“Reagimet në rrjetet sociale, në publik dhe protestat për vlerësimin juridik të veprës penale, duhet të përjashtohet nga çdo interes ditor-politik dhe njëkohësisht të mos keqpërdoret humbja e jetës së një të riu”, deklarojnë nga Prokuroria.