RMV, do të shtrenjtohen çmimet e benzinës dhe dizelit

Për një denarë nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas vendimit më të ri të KRE gjatë shtatë ditëve të ardhshme çmimi i eurosuper BS-95 do të arrijë 60,50 den/lit, eurosuper BS-98 do të shitet 62/50 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i diselit do të arrijë 52 den/lit.

Më i shtrenjtë për një denarë do të jetë edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri. Çmimi i ri do të jetë 41 den/litër.

Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,510 den/kg krahasuar me çmimin e konfirmuar paraprakisht dhe ai do të shitet për 25,396 den/kg.

Rritja është falë shtrenjtimit të çmimit të derivateve të naftës në tregun botëror në periudhën e fundit shtatëditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button