Mickovski: BDI të ketë kujdes si sillet, ata kërkesa mund t’i mbajnë për vete dhe anëtarësinë e saj

Idenë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për kryeministrin e parë shqiptar, kreu i VMRO-DPMNE-së e ka cilësuar thjeshtë një akt të tyrin për inkurajimin dhe motivmin e anëterësisë së vete, ai shtoi që BDI-ja këtë kërkese mund “ti mbaje për vete”, shkruan Portalb.mk.

“BDI-ja si duket ndihet shumë rehat dhe komod në këtë koalicion 3-vjeçar me LSDM-në dhe mendon se si funksionon me LSDM-në, ashtu janë edhe të gjithë partitë e tjera politike. Atë që dua t’i porosis edhe ata është që të kenë kujdes se si sillen sepse neve maqedonasve por edhe qytetarëve tjerë të Maqedonisë, na ka dalë mbi kokë të jenë qytetarë të rendit të dytë dhe atë lloj të kërkesave mund t’i mbajnë vetëm në radhët e tyre për inkurajimin dhe motivimin e anëtarësisë së tyre”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, në 18 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integri (BDI), kreu i kësaj partie shpalosi iden e kryeministrit të parë shqiptar.

“Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkërisht edhe qëllimin tonë të radhës që në zgjedhjet që pasojnë. Të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkërisht për kryeministrin e parë shqiptar” tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button